Republika e Kosoves

Kamenicë

Ftesë për sesion informues në sektorin e bujqësisë

2019/02/04 - 3:29

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët e Komunës së Kamenicës që të marrin pjesë në sesionin informues të organizuar nga Organizata joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK )

IDAK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë” , i cili ka për qëllim rritjen e mundësive për angazhimin e të rinjëve në tregun e punës përmes kapaciteteve profesionale.

Gjatë vitit 2019 do të zbatohen aktivitetet e projektit në komunat: Gjilan, Kamenicё, Rahovec, Pejё dhe Zubin Potok.

Në fokus të projektit do të jenë:

Grupi i parë do të trajnohet për praktikat më të mira për prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, ndërsa grupit të dytë do t’i mundësohet kryerja e praktikës profesionale në periudhë prej tre muajve.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit, ftohen të rinjët dhe studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore që të marrin pjesë në sesion informues që do të mbahet më datën 6 shkurt 2019 (e mërkurë) , me fillim nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Kamenicës.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).