Republika e Kosoves

Kamenicë

Ftesë për takimin informues të programit të praktikave të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”

2019/02/06 - 12:06

Takimi informues për procesin e aplikimit për programin e praktikave të projektit “Të Rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”, do të mbahet më datën 7 shkurt 2019 (e enjte), në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, me fillim nga ora 10:45-11:35.

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunat e Regjionit Lindor  e që përfshihet edhe Kamenica, organizon takim informues rreth programit të praktikave. Projekti “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”, është i financuar nga Unioni Evropian, menaxhohet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të krijoj punësim fitimprurës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë në Regjionin Ekonomik Lindor.

Qëllimi i këtij takimi është që të prezantohen objektivat, aplikacioni dhe zbatimi i kërkesave për këtë thirrje.

Të gjitha dokumentet në lidhje me këtë thirrje për propozim dhe sesion informimi mund të shkarkohen në këto linqe :

ALB: https://goo.gl/forms/dKpqYWwS7DAbGEJN2

SRB: https://goo.gl/forms/VzK8HnXM2Z1ZhMRv2