Republika e Kosoves

Kamenicë

Garuesit nga Kamenica fitojnë dy medalje në San Marino

2021/06/07 - 12:38

Është mbajtur Kampionati i Atletikës në San Marino, ku pjesëmarrëse ishte edhe Klubi i Atletikës “Rogana” me dy atletë.

Nga këto gara të dy atletët fituan dy medalje.

Musa Hajdari në distancë prej 800 metra fitoi medaljen e argjend, ndërsa Astrit Kryeziu po në të njëjtën disiplinë fitoi medaljen e bronzët.