Republika e Kosoves

Kamenicë

General Brigade Reinhard Ruckenstuhl zëvendës komandati i KFOR-it, vizitoi sot Komunën e Kamenicës

2019/02/13 - 4:03

Nënkryetarët e Komunës së Kamenicës Faton Jakupi dhe Bojan Stamenkoviç së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha, sot kanë pritur në takim General Brigade Reinhard Ruckenstuhl zëvendës komandatin e KFOR-it  dhe përfaqësuesit e tjerë.
Në këtë takim është diskutuar për çështjet e sigurisë së Kamenicës, kulturën, komunikimin ndëretnik që kanë qytetarët, problemet financiare e zhvillimin ekonomik të Kamenicës.
Sipas Nënkryetarit të Komunës së Kamenicës Faton Jakupit, Kamenica është një ndër komunat më të qeta që ndodhen në Kosovë sa i përket çështjeve të sigurisë ndëretnike.
Nënkryetari Jakupi deklaroi se përveç problemeve financiare, bashkëpunimi ndërkombëtar vazhdon të jetë me sukses.
“Falënderoj KFOR-in që kanë pasë vazhdimisht aktivitete të ndryshme dhe vazhdojnë të përkrahin Komunën e Kamenicës dhe që mbi të gjitha aktivitetet që janë ndëretnike dhe vazhdojnë të ndodhin ende”, tha nënkryetari Jakupi.
Ndër të tjera General Brigade Reinhard Ruckenstuhl zëvendës komandati i KFOR-it tha se Kamenica është vend i sigurtë dhe se çelësi i suksesit është bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe kompanive të ndryshme.
“Unë kam parë edhe në vende të tjera të Kosovës se investitorë të shumtë kanë ofruar investim aty, por nuk kanë pasë siguri të plotë dhe janë detyruar të tërhiqen, sepse zhvillimi ekonomik është baza e të gjithave”, u shpreh ai.
Poashtu nënkryetari Bojan Stamenkoviç falënderoi KFOR-in për vizitë dhe tha se Kamenica është shembull për të gjitha komunat tjera dhe se problemi i vetëm i përbashkët është papunësia.