Republika e Kosoves

Kamenicë

Gjashtë raste të reja dhe dy të shëruar me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

2020/07/27 - 3:37

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa dy të tjerë janë shëruar.

Pesë personat e infektuar janë nga qyteti i Kamenicës, kurse një nga fshati Kopërnicë.

Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 97, ku nga ta 65 janë shëruar plotësisht, 29 raste janë aktive dhe tre persona kanë humbur jetën.

Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!