Republika e Kosoves

Kamenicë

Hapet Akademia e Volejbollit në Kamenicë

2018/06/19 - 6:17

 

 

 

 

 

 

 

Në praninë   e  Kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati  dhe Nënkryetares së FVK-së, Mimoza Shkodra,u bë përurimi i Akademisë së  Volejbollit “Feniks” në Kamenicë. Sipas trajnerit të ekipit  femrave ,  Bekim Rahimaj, i cili qe një vit e ka  udhëhequr ekipin e volejbollisteve , punën e akademisë  tani do ta marrin  në duar profesionistët ,profesorët e  kulturës  fizike. Një pjesë do të punoj në Kamenicë të cilët do ti udhëheq Dr. Nagip Lenjani ,prof. Mirkend Lenjani  ndërsa në Roganë  ushtrimet do ti udhëheqë Afrim Lenjani.

Fëmijët  e regjistruar   ishin nga mosha  8 vjeçare deri në 16 vjeçare, femra  dhe meshkuj. Me fjalë rasti u para  të pranishmëve  foli Kryetari  Kastrati dhe  Mimoza Shkodra. ”Sporti është ai që i ndihmon të rinjtë të largohen pakëz nga kompjuteri , si dhe mbron  shëndetin e tyre.Këta fëmijë  do të jenë ardhmëria e  volejbollit të  Kamenicës  dhe Kosovës”. Poashtu i përgëzoi  dhe i falënderoi të gjithë ata që u angazhuan  dhe po angazhohen  në masivizimin e sportit në komunën tonë.Nënkryetarja  e Federatës  së Volejbollit  të Kosovës ,Shkodra  u shpreh: Kamenica  gjithmonë ka dhënë  volejbollist për Kosovën dhe beson  se këta  fëmijë të ardhmen  do të jenë edhe shpresa të  reprezentacionit t ë Kosovës. Komuna  do ta mbështesë akademinë e volejbollit,  në forma të ndryshme brenda mundësive të veta ,poashtu duke u munduar që  të gjej burime nga donatorët  e ndryshëm. Ndërkaq , Shkodra  tha ,se pasi e keni formuar Akademinë e Volejbollit, Federata do të iu mbështesë  sepse këtu po punohet me një përkushtim të madh .