Republika e Kosoves

Kamenicë

Inspektorati komunal ndërmerr aksion ndaj subjekteve afariste – kafiterive

2019/07/11 - 10:13

Sot është ndërmarrë një aksion nga Inspektorati i Komunës së Kamenicës, ndaj subjekteve afariste-kafiterive që shfrytëzojnë hapësirat publike. Aksioni ndërlidhet me çështjet e pagesave, të cilat subjektet në fjalë akoma nuk i kanë kryer për shfrytëzimin e këtyre hapësirave publike.
Qëllimi i aksionit ka qenë që të gjitha bizneset të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të mos favorizohet asnjëri prej tyre.