Republika e Kosoves

Kamenicë

Kamenica në vendin e tretë si komuna më transparente

2022/08/03 - 1:20

Komuna e Kamenicës është radhitur në vendin e tretë në kuadër të matjeve të realizuara nga organizata KDI në bashkëpunim me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”.

Kamenica është radhitur e treta me 78 pike apo 88.63% të përmbushjes së indikatorëve vlerësues.

I pari i komunës Kadri Rahimaj, ka thënë se Kamenica është radhitur 19 vende më lartë në krahasim me vitin e kaluar.

“KAMENICA 19 VENDE MË LART PËR TRANSPARENCË KOMUNALE📈
🔎Transparenca radikale ishte njëri nga premtimet kryesore në fushatë, ndërsa sot kemi ngritje të jashtëzakonshme të Kamenicës në këtë aspekt, duke kaluar 19 komuna në krahasim me vitin e kaluar dhe duke u vlerësuar për herë të parë si komuna e tretë më transparente.
✅Në kuadër të matjeve të realizuara nga organizata KDI në bashkëpunim me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”, Komuna e Kamenicës radhitet e treta për transparencë komunale me 78 pikë apo 88.63% të përmbushjes së indikatorëve vlerësues.
⬆️Në krahasim me vitin e kaluar Komuna e Kamenicës shënon ngritje për 19 vende, nga vendi i 22-të ku ka qenë në vitin e kaluar.
Raporti i plotë: https://kdi-kosova.org/…/fbclid…”, ka thënë Kryetari Rahimaj.