Republika e Kosoves

Kamenicë

Kamenica pjesë e konferencës me tëmë “Nxitja dhe promovimi i punësimit te komunitet rom, ashkali dhe egjiptian”

2023/05/25 - 8:55

Koordinatorja e NJKDNJ-së, njëherit edhe Person kontaktues për Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli Kastrati në cilësinë e panelistes, mori pjesë në konferencën “Nxitja dhe promovimi i punësimit te komunitet rom, ashkali dhe egjiptian”, ku para të pranishmëve paraqiti tolerancën dhe bashkjetesën ndërmjet komuniteteve në Kamenicë.

Kjo konferencë u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit (ZQM/ZKM) në bashkëpunim me Programi ROMACTED II për Promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e romëve në nivel lokal, një program i përbashkët midis Bashkimit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës.

Koordinatorja Demolli Kastrati në fjalimin e saj ka thënë se ne si komunë i trajtojmë problemet dhe nevojat e gjithsecilit pa kurrfar dallimi.

“Për ne sfidë është zhvillimi jonë i përbashkët sepse sfidën për tolerancën dhe bashkëjetesen veç se e kemi kaluar. Ne do të punojmë për një të ardhme me të mire, me kushte dhe përspektivë me vlerë për të gjithë qytetarët. Lidhur me këtë Komuna e Kamenicës është përfituese e programit të përbashkët ndërmjet BE/Këshillit të Evropës, ROMACTED II, i cili ka të bëjë me ‘Promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e komunitetit Rom në nivel local”, ka thënë ajo.