Republika e Kosoves

Kamenicë

Kamenica-vendin e dytë në turnirin e organizuar nga AKK

2022/07/04 - 7:42

Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) sot është mbajtur Turniri në futboll të vogël mes Komunave të Kosovës në 21 vjetorin e themelimit të AKK-së.

Në turnirin që u mbajt sot morën pjesë 18 ekipe (Prishtina, Drenasi, Ferizaji, Klina, Gjakova, Mamusha, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Lipjani, Malisheva, Obiliqi, Prizreni, Peja, Podujeva, Novobërda, Suhareka dhe Skenderaji).

Komuna e Kamenicës mori vendin e dytë, ndërsa lojtari i turnirit u shpall z.Valmir Ramadani nga Komuna e Kamenicës.