Republika e Kosoves

Kamenicë

Kastrati bën homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve

2019/04/19 - 10:26

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me kabinetin dhe qytetarët ,dje  kanë bërë homazhe për nder të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Ramadan Kastrati, Ahmet Mehmeti, Shemsi Isufi dhe Arsim Isufi.

Kryetari Kastrati tha se në atë ditë kujtuan trimërinë dhe përkushtimin e tyre në luftën çlirimtare.

“ Heronjtë tanë së bashku me veprat e tyre na kujton që vendin tonë duhet ta qojmë përpara, ta ndërtojmë demokracinë, ta zhvillojmë arsimin, shëndetësinë e prodhimtarinë që secili të jetojë prej punës dhe angazhimit të tij, i lirë dhe i barabartë me qytetarët e Evropës”, tha ai.