Republika e Kosoves

Kamenicë

Kastrati i vetmi kryetar nga Kosova në Konferencën e gjashtë ndërkombëtare të rrjetit të kryetarëve të botës

2019/01/27 - 9:20

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati është duke qëndruar në Vjenë të Austrisë, ku po merr pjesë në konferencën e gjashtë të  rrjetit të kryetarëve  nga e gjithë bota.
Kreu i Komunës është i vetmi kryetar nga Kosova që po merr pjesë në këtë konferencë dhe tha se është i nderuar që e përfaqëson Kamenicën.
Të gjithë kryetarët, ekspertë të institucioneve lokale nga e gjithë bota janë bërë bashkë në objektin e Komunës së Vjenës për t’i shkëmbyer iniciativat për të rinjtë dhe forcimin e bashkëpunimit mes komuniteteve.
“Në konferencën që po mbahet në objektin e Komunës së Vjenës, me kryetarët e tjerë  dhe ekspertë të qeverisjeve lokale, diskutuam rreth iniciativave për të rinjtë, gjithëpërfshirjen, diversitetin, kohezionin shoqëror dhe forcimin e bashkëpunimit mes komuniteteve”, tha ai.