Republika e Kosoves

Kamenicë

Kastrati merr pjesë në konferencën kombëtare brenda IDS

2019/04/12 - 9:24

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati sot ka marr pjesë në konferencën kombëtare brenda Iniciativës së Dimensionit Social (IDS).
Ai tha se në konferencë është diskutuar për rritjen e dialogut ndërmjet qytetarëve, sektorit civil, elitës politike të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Adresuam çështjet e përkrahjes sociale, ndërmarrësinë sociale dhe iniciativat tjera lokale që trajtojnë nevojat themelore të komunitetit në Kosovë”, u shpreh kryetari Kastrati.
Sipas tij, ekipa e Komunës së Kamenicës ka aplikuar me tri projekte sociale, prej të cilave njëra prej tyre do të implementohet këtë vit.