Republika e Kosoves

Kamenicë

Kastrati përkrahë fushatën “Mbjelle një pemë”

2019/04/12 - 3:35

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore Fan.S.Noli, sot mbjellën disa drunjë dekorativ në kuadër të fushatës “Mbjelle një pemë”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është vetdijësimi i qytetarëve për rëndësinë e gjelbërimit të vendit.

Kreu i Komunës tha se së bashku duhet të përkujdesemi për natyrën.

“ Në shkollën fillore Fan.S.Noli në Kamenicë, mbollëm 20 drunjë dekorativ bashkë me nxënësit, duke i inkurajuar ata të angazhohen për ruajtjen e ambientit dhe gjelbërimit në vend”, tha kryetari Kastrati.

Në kuadër të kësaj fushate, Kastrati ka qenë i nominuar nga këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, kurse nominoi edhe bizneset e Kamenicës dhe disa të tjerë.