Republika e Kosoves

Kamenicë

Kastrati takon zyrtarët e DBPZHR-së

2019/04/16 - 3:49

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me Shefin e Kabinetit Meriton Ramabaja, sot takuan  Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi dhe zyrtarët e kësaj drejtorie.
Në këtë takim është diskutuar rreth punëve, projekteve dhe sfidat që ata ballafaqohen cdo ditë.
Kryetari Kastrati tha se do të jenë të gatshëm që për këtë vit, t’u shërbejnë qytetarëve.
“ Pasi përmbyllëm një vit të suksesshëm për këtë sektor, tani po bëhemi gati për këtë vit që t’u shërbejmë qytetarëve tanë”, u shpreh ai.