Republika e Kosoves

Kamenicë

Katër persona pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

2020/07/28 - 3:27

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës katër persona kanë rezultuar pozitiv.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati duke lutur qytetarët për kujdes të shtuar tha se ky virus është duke u shpërndarë shumë shpejtë, e kjo duhet të na shërbej si vetëdijësim për secilin prej nesh.

“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot janë identifikuar edhe katër (4) raste të reja me #COVID19. Ky virus i cili po shpërndahet me një shpejtësi tejet të madhe, duhet të na shërbej si vetëdijësim për secilin prej nesh. Kujdesuni për veten, familjen e njerëzit përreth. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë, sepse vetëm #bashkë mund ta parandalojmë shpërndarjen e virusit SARS-CoV-2″, ka thënë Kastrati.

Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 101, ku nga ta 65 janë shëruar plotësisht, 32 raste janë aktive dhe katër persona kanë humbur jetën.

Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.