Republika e Kosoves

Kamenicë

Katër raste të reja me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

2020/07/26 - 3:39

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës kanë rezultuar pozitiv edhe katër persona të tjerë.

Të identifikuarit janë nga Busavata, Kamenica, Kopërnica dhe Rogana.

Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në komunën tonë është: 91 raste të identifikuara, 63 të shëruar, 25 raste aktive dhe tre të vdekur.

Bëni kujdes, mbrojeni vetën dhe familjen tuaj duke vendosur maskën, pastruar duart shpesh dhe mbajtur distancën!