Republika e Kosoves

Kamenicë

Komiteti për Politike dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës

2020/05/22 - 1:10

Komiteti për Politikë dhe Financa sot ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2020.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, ndërsa të pranishëm ishin Kryetari Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive komunale si dhe Shërbimi Profesional i Kuvendit.

Në rend dite ishin këto pika për shqyrtim:

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa Sh.01.Nr.9806/20.05.2020,

2. Propozim bartja e të hyrave vetanake 2019/2018 në 2020.

3. Propozim vendimi për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatëshkurtër me qira të pronës komunale duke pasur parasyshë interesin publik komunal-Kamenicë Sh.02.Nr.9776/20.05.2020,

4. Propozim vendim për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës komunale duke pasur parasyshë interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02.Nr.9777/20.05.2020,

5. Propozim vendim për mosvënien e gjobave lidhur me skadimin e lejeve të punës për auto-taksit,

6. Informatë nga Shtabi Emergjent lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19,

7. Të ndryshme

Të gjitha këto pika të rendit të ditës, u votuan për të shkuar në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.