Republika e Kosoves

Kamenicë

Komuna e Kamenicës bën apel tek qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

2020/03/21 - 1:10

Komuna e Kamenicës bënë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, dhe të mos dalin aty ku ka grumbull njerëzish.

Njëkohësisht ne ju lusim për bashkëpunim, nëse shihni se para bizneseve, lokaleve, marketeve janë mbledhur njerëz, ju lusim ta thërrisni policinë dhe të lajmëroni rastin.

Kontaktoni policinë në çdo kohë në numrin e telefonit: 0280 372 390.

Na ndihmoni ta kalojmë më lehtë e më shpejtë këtë situatë.

Qëndroni në shtëpi, sepse në këtë mënyrë ruani vetën dhe rrethin ku jetoni.

Kujdes PO, Panik JO!