Republika e Kosoves

Kamenicë

Komuna e Kamenicës përfituese e grantit të përformancës, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

2019/01/10 - 4:24


Komuna e Kamenicës është radhitur  e treta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se sot ka pranuar donacionin në vlerë prej 150.000 €, nga Minsitri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe drejtorit të Let’s Do it Kosova Luan Hasanaj.

“Kamenica është një nga qytetet më të pastra të Kosovës falë kulturës së banorëve për mbrojtjen e pasurive gjelbëruese. Komuna jonë u vlerësua me plot meritë për punën e vazhdueshme që e kemi bërë me task forcën komunale, në krye me koordinatorin dhe njëherit Nënkryetarin e Komunës z.Faton Jakupi”, tha Kastrati.

Ai poashtu u shpreh së është shumë mirënjohës ndaj atyre që ndihmuan për pastrimin e Kamenicës.​