Republika e Kosoves

Kamenicë

Komuna e Kamenicës së bashku me IADK-në, shpërndajnë sistemin e ujitjes dhe pajisjet tjera përcjellëse, për nëntë përfitues të serrave

2020/10/07 - 8:18

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me IADK, sot kanë shpërndarë sistemin e ujitjes dhe pajisjet tjera përcjellëse për nëntë përfitues të serrave.

Ky projekt është bashkëfinancim në mes të komunës dhe IADK-së.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, duke uruar të rinjtë përfitues të këtij projekti, tha se komuna do të vazhdoj t’i ndihmojë edhe më tutje të gjithë fermerët sepse Kamenica ka potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë.

“Uroj të gjithë përfituesit e këtij projekti i cili është projekt mjaft i mirë për të rinjtë e komunës sonë, shpresoj dhe besoj se këta të rinj do të arrijnë të zhvillojnë këtë sektor. Komuna e Kamenicës do të vazhdoj të mbështesë të gjithë fermerët, sepse komuna jonë ka potencial natyror dhe ujorë për zhvillimin e bujqësisë. Gjithashtu jam shumë falënderues edhe ndaj IADK-së për bashkëpunimin”, shtoi Kastrati.

Edhe Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, ka falënderuar IADK-në, për bashkëpunimin dhe fermerëve përfitues i ka uruar punë të mbarë për zhvillimin e këtij sektori në komunën tonë.

“Falënderoj IADK-në për bashkëpunimin, jemi shumë të kënaqur me të gjitha projektet që i kemi realizuar së bashku, ndërsa fermerëve përfitues ju dëshiroj punë të mbarë në zhvillimit e sektorit të serrave në komunën tonë. Drejtoria jonë do të jetë afër fermerëve gjithmonë”, tha Arifi.

Njё ndёr objektivat kryesore të këtij projekti është pёrkrahja e të rinjëve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё.