Republika e Kosoves

Kamenicë

Komuna hap afat për të interesuarit për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore

2020/02/13 - 2:11

Komuna e Kamenicës njofton Kryetarët e Këshillave Lokale të cilët janë të interesuar që me bashkëfinancim të realizojnë projekte infrastrukturore në lokalitetin e tyre për vitin 2020, duhet të parashtrojnë kërkesë pranë zyrës së Kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati.

Kërkesa duhet të parashtrohet me plan ideor përkatës.

Afati i dorëzimit të kërkesave me projekte ideore fillon me 15 shkurt dhe është i hapur deri me 15 mars 2020.