Republika e Kosoves

Kamenicë

KPF mbanë mbledhjen e tretë të rradhës

2019/05/24 - 12:26

Sot është mbajtur mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa, në të cilën u paraqitën tri pika të rendit të ditës.
Në pikën e parë të rendit të ditës ishte shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa Sh.01.Nr.14299 i datës 21.05.2019.
Ndërsa pika e dytë ishte shqyrtimi i Projekt-Rregullores Sh.01.Nr.11660/24.04.2019 për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe të ndryshme.
Të dyja këto pika u miratuan për të kaluar në Kuvendin Komunal në seancën e ardhshme, kurse  te pika e tretë nuk pati asnjë propozim.