Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati bënë përurimin e tri urave në fshatin Krilevë

2021/10/27 - 5:56

Sot Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me stafin e tij dhe banorë të këtij lokaliteti kanë bërë përurimin e tre urave në fshatin Krilevë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që këto ura do të lehtësojnë qarkullimin e banorëve sepse mirëqenia e siguria e qytetarëve është ajo për të cilën angazhohemi.

“I lumtur që sot bëmë përurimin e tre urave në Krilevë, të cilat do të jenë lehtësim për qarkullimin e banorëve dhe automjeteve deri në 10 ton. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve tanë, është ajo çka ne angazhohemi vazhdimisht”, tha Kastrati.

Ky projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës përkatësisht nga Fondi për Shërbime Emergjente ka vlerën 14,671.80 euro.