Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati folës në GreenTalk

2021/06/11 - 5:48

Sot do të bëhet lansimi i fjalimit të dytë në kuadër të platformës #GreenTalk, ku si folës do të jetë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili do të shpalos punën, si dhe vizionin e tij mbi avancimin e praktikave dhe politikave drejt zhvillimit të qëndrueshëm në nivel komunal.

Ndiqeni fjalimin sot nga ora 18:30 në kanalin televiziv KTV, i disponueshëm edhe LIVE në faqet zyrtare të Facebook-ut të Balkan Green Foundation, KTV – Kohavision dhe Kosovo Sustainable Development Week.

Ky edicion i dytë i #GreenTalk mbështetet nga Heinrich-Boll-Stiftung.