Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati mban takim virtual me shoqatat nga Diaspora

2020/05/21 - 11:46

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Kryetari i Komunës së Kamenicë, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillimi Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi kanë realizuar takimin e radhës nga distanca.

Takimi në distancë është realizuar me shoqatat e diasporës, të themeluara nga bashkëqytetarët në Zvicër dhe Gjermani.

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati gjatë takimit bisedoi për sfidat që ata po përballën gjatë kësaj pandemie, ai gjithashtu falënderoi diasporën që gjithmonë u del në ndihmë vendlindjes.

“Vazhdën e takimeve nga distanca, sot e kisha me shoqatat e diasporës, të themeluara nga bashkëqytetarët tanë në Zvicër e Gjermani. Folëm për situatën e krijuar nga pandemia, sfidat që po ballafaqohen në këtë kohë dhe çka do të bëhet pas tejkalimit të situatës me virusin korona. I falëndëroj të gjithë pa dallim, që gjithmonë u dalin në ndihmë komunitetit në vendlindje”, tha Kastrati.

Rri në shtëpi!