Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati mori pjesë në ngjarjen e organizuar në Universitetin “Kadri Zeka”

2020/02/14 - 3:54

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marr pjesë në ngjarjen e organizuar nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, me temë ‘Shtet-ndërtimi i Kosovës’.

Të pranishëm në këtë ngjarje e cila u organizua për nder të përvjetorit të 12 të pavarësisë së Kosovës, ishin Rektori i UKZ-së, Bajram Kosumi, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe rektorë e profesorë të tjerë të këtij universiteti.

Kastrati gjatë fjalimit të tij ka thënë se u është mirënjohës gjeneratave të mëparshme për kontributin që kanë dhënë në shtetndërtimin e vendit.

“Ne ndihemi krenar me juve, është një prej momenteve që na duhet gjeneratave të reja. Unë si kryetari më i ri në vend, u jam shumë mirënjohës për krejt angazhimin, kontributin, sakrificën që kanë dhënë gjeneratat para nesh”, shtoi ai.

Ndër të tjera ai theksoi se nga sakrifica e gjeneratave të mëparshme për shtet-ndërtimin e vendit duhet të inspirohen edhe gjenerata te reja që të ndërojnë shtete dhe shoqëri sa më demokratike.