Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati në takim me përfaqësuesit e CNVP-së

2019/02/07 - 1:16

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati sot pati një tryezë diskutimi së bashku me përfaqësuesit e Organizatës  “Ndërtimi i një ambienti më të gjelbruar ekonomik” (CNVP), me temën “ Analiza dhe zhvillimi i mëtejshëm i modeleve të sisteme të decentralizuara të ngrohjës, përmes përdorimit të biomasës drusore”.
Në  këtë takim është diskutuar rreth zhvillimit të praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve për zhvillimin e ngrohjes dhe ndikimin e saj në shëndetin e qytetarëve.
Poashtu Kryetari Kastrati tha se së bashku me ekspertët e kësaj fushe kanë diskutuar  rreth kësaj teme.
“Jemi shumë të interesuar ta zhvillojmë ekonominë rurale dhe ta mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë”, tha kreu i komunës.