Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati paralajmëron bashkëpunimin e parë në sferën sociale me organizatën “Qëndresa Kosovare”

2018/11/19 - 4:48

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se po fillon bashkëpunimi i parë në sferën sociale me Shoqatën Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”.
Ky bashkëpunim ka për qëllim ndihmën e fëmijëve jetimë nën moshën 12 vjeçare, që e kanë humbur babain apo të dy prindërit.
Kryetari Kastrati ka bërë thirrje që të lajmrohen të gjithë tek Qendra për Punë Sociale në mënyrë që të identifikohen fëmijët që nuk janë të regjistruar.
“Bashkëpunimet e tilla që lehtësojnë jetën e qytetarëve, janë gjithmonë të mirëseardhura”, tha ai duke falënderuar për bashkëpunimin organizatën “Qëndresa Kosovare”.