Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati pret në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asocicacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi

2019/01/11 - 4:55

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, sot vizitoi Komunën e Kamenicës, në kuadër të vizitave në Komunat e Kosovës.
Drejtori Ibrahimi u prit në takim nga Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, gjatë të cilit diskutuan rreth legjislacionit që ka të bëjë me funksionimin e pushtetit lokal.
Kryetari Kastrati së bashku me Drejtorin Sazan Ibrahimi ranë dakord të shikojnë mundësitë për të rritur bashkëpunimin edhe më tutje.
​