Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati pret në takim përfaqësuesin nga Zyra e Inxhinierisë për Energji të Ripërtrishme, Pylltari dhe Industri të Drurit, Christoph Aste

2019/02/08 - 4:37

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha dhe Zyrtarin për Efiçiencë Burim Krasniqi pritën në takim përfaqësuesin nga Zyra e Inxhinierisë për Energji të Ripërtrishme, Pylltari dhe Industri të Drurit, Christoph Aste.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e ndërtimit të një impianti që shfrytëzon biomasën drusore për sistem të ngrohjes.
Kreu i Komunës tha se gjatë këtij takimi ata ranë dakord që fillimisht të bëhet testi i fizibilitetit.
“Pas përfundimit të kësaj faze do t’i kemi të gjitha të dhënat rreth sasisë së drunjëve të shpenzuar për ngrohje në institucionet publike në Kamenicë”, tha Kryetari Kastrati.
Ndër të tjera ai deklaroi se do të shikohen edhe mundësitë e tjera të këtij investimi.