Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati pret në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

2019/01/16 - 10:56

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore,
përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e ndërtimit të tri digave në Komunën e Kamenicës, përkatësisht u diskutua për Hidrosistemin Kikë-Kremenatë.

Kryetari Kastrati tha se Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat më të varfëra sa i përket ujërave dhe ndërtimi këtyre tri digave ujore kanë rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët.

“Shpresoj shumë që Banka Botërore do të na përkrahë në këtë projekt i cili ka vlerën dhjetra milionshe e që ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kamenicës”, u shpreh ai.

Pas takimit, i pari i Komunës së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore MMPH-së dhe MZHE-së vizituan nga afër lokacionet që janë caktuar për ndërtimin e këtyre digave.