Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Kastrati viziton punimet e ndërtimit të shtëpisë muze të heroit Rexhep Mala

2020/05/21 - 12:15

Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi kanë vizituar punimet e ndërtimit të shtëpisë muze të heroit Rexhep Mala në Hogosht.

Kastrati ka thënë se ky monument do te jetë dokumentim i veprimtarisë së Rexhep Malës.

“Sot në Hogosht vizitova punimet e ndërtimit të shtëpisë muze të heroit Rexhep Mala. Ky monument historik do të jetë dokumentim i veprimtarisë së Rexhep Malës, që brezat e rinjë të mos harrojnë asnjëherë sakrificën e heroit Mala e gjithë bashkëveprimtarëve të tjerë. Monumentet e tilla na mësojnë për të kaluarën e vendit tonë dhe jam shumë i lumtur që punimet po vazhdojnë sipas planit”, ka thënë Kastrati.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi ka thënë se kjo shtëpi muze është një monument i rëndësishëm pasi që paraqet historin e Rexhep Malës.

“Punimet për shtëpinë muze në Hogosht të heroit Rexhep Mala janë duke vazhduar. Do të mbetet një monument i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët duan të dinë për historinë dhe veprimtarinë e heroit Rexhep Mala dhe bashkëveprimtarëve të tij”, ka thënë ai.