Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj: Do të renovohen ndërtesat shumë-banesore sociale në Kamenicë

2023/05/26 - 7:44

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se do të renovohen ndërtesat shumë-banesore sociale në Kamenicë.

I pari i komunës ka treguar se me marrëveshjen e radhës të nënshkruar me Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të renovohen edhe këto banesa, duke u përmirësuar infrastruktura e brendshme dhe e jashtme e tyre.

Sipas tij ky është një grant tjetër i FKEE-së për Komunën e Kamenicës, që mbulon 90% të projektit, sepse sië theksoi ai mirëqenia e qytetarëve dhe infrastruktura e përshtatshme për secilin, janë prioritet i qeverisjes së tij.