Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj: Kemi nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit me Komunën e Mustafa Kemal Pashës në Turqi

2022/05/24 - 12:22

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se është bërë binjakëzimi i Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Mustafa Kemal Pashës në Turqi.

I pari i komunës ka thënë se bashkë me kryetarin e Komunës së Mustafa Kemal Pashës në Turqi, z. Mehmet Kanar kanë nënshkruar marrëveshjen e binajkëzimit mes dy komunave.

“Nëpërmjet këtij akti, u pajtuam se do të mundohemi që të zgjerojmë e forcojmë lidhjet mes komunave si dhe të sjellim projekte në të mirën e përbashkët për të dyja palët.
Ky krijim vullnetar i lidhjeve ndihmon në inkurajimin e biznesit, tregtisë, shkëmbimeve arsimore e kulturore, dhe projekteve midis qyteteve tona binjake.
Binjakëzimi është një hap dhe veprim shumë i rëndësishëm, duke përafruar përvojën në sfera të ndryshme dhe duke nxjerrur rezultate të prekshme për të dyja qytetet.
Ky binjakëzim vie si rezultat i angazhimit të z. Recep Gündüz (Krivaqa), i cili është nga Kamenica, dhe është udhëheqës i Qendrës Kulturore në Bursa”, ka thënë Rahimaj.