Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj: Në çdo kohë do të kontribojmë në mënyrë aktive në luftën ndaj aktiviteteve ilegale

2021/12/15 - 1:18

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se sot në koordinim të plotë me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë është realizuar me sukses aksioni për parandalimin e ushtrimi të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

I pari i komunës theksoi se do të jenë të gatshëm në çdo kohë të kontribojnë në luftën ndaj aktiviteteve ilegale.

“Nuk ka më kazino ilegale në fshatin Karaqevë

Në koordinim të plotë me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, është realizuar me sukses aksioni për parandalimin e ushtrimit të veprimtarisë se paligjshme të lojërave të fatit.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria edhe njëherë e dëshmuan profesionalizmin e lartë. Ne do të jemi të gatshëm që në çdo kohë të kontribojmë në mënyrë aktive, në luftën ndaj aktiviteteve ilegale”, ka thënë ai.