Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj nënshkruan kontratë për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara

2022/05/18 - 12:26

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar kontratë në vlerë 12 mijë euro për përkrahjen e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.

Rahimaj ka thënë se në projektet infrastrukturore do t’i japim prioritet idesë që shtrirja e tyre të jetë kryesisht në lagjet ku ka persona me aftësi të kufizuara.

“Në vitin e personave me aftësi të kufizuara, mbështetje më të madhe për ta
Bashkë me përfaqësuesen e HandiKOS në Kamenicë, znj. Hyrmete Morina, sot kemi nënshkruar kontratën në vlerë prej 12.000€, për përkrahjen e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara që ofrohen nga kjo organizatë.
Për ne është e rëndësishme dhe është detyrë e jona, që jo vetëm këtë vit, të punojmë për ofrimin e kushteve të nevojshme dhe mundësive të barabarta.
Në projektet e tjera infrastrukturore, të cilat do të jenë lehtë të çasshme për të gjithë e që do të fillojnë shumë shpejtë, do t’i japim prioritet idesë që shtrirja e tyre të jetë kryesisht në lagjet ku ka persona me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.