Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in Zviceran

2022/05/23 - 8:58

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me CARITAS-in Zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”.

I pari i komunës ka thënë se ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Dje kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me CARITAS-in Zviceran për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-në kuadër të projektit YENI”.
🤝Marrëveshja e nënshkruar është bashkëpunim që do të zgjasë 3 vite, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë veprimin klimatik si dhe mbrojtjen e mjedisit.🌳
Të përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt, do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë, që nëpërmjet aktiviteteve të tyre do të përmirësojnë veprimet klimatike si dhe do të kujdesen për mbrojtjen e mjedisit.
Falënderoj drejtorin Afrim Dërvishi, për angazhimin e tij për të bërë të mundur realizimin e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Rahimaj.