Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan

2022/09/22 - 1:25

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Arton Hoxha.

I pari i komunës ka thënë se arritja e objektivave të përbashkëta si dhe realizimi i projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore, janë synimet për të cilat do të kontribojnë të dy palët.
“Katalogu “Trashëgimia Kulturore e Komunës së Kamenicës” është projekti i radhës të cilin do ta jetësojmë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan.

Bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Rinë Matoshi, kemi vizituar këtë qendër me ç’rast jemi mirëpritur nga drejtori i saj, z. Arton Hoxha dhe stafi i tij profesional.

Arritja e objektivave të përbashkëta si dhe realizimi i projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore, janë synimet tona për të cilat drejtori Hoxha është shprehur i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

Me këtë rast kemi nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen”, ka thënë Rahimaj.