Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj pret në takim nxënësit e ShFMU “Fan S. Noli”

2023/05/24 - 2:06

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Administratës Arlindë Sejdiu, si dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, kanë pritur sot në takim nxnënësit e klasëve të –IV-të të ShFMU “Fan S. Noli”, së bashku me drejtorin e shkollës, Mustafë Rrudhani dhe mësueset.

Ata kanë vizituar drejtoritë dhe sektorët e ndryshëm në komunë, si dhe kanë diskutuar së bashku me kryetarin për tema të ndryshme.

Pyetjet e fëmijëve drejtuar Kryetarit Rahimaj ishin nga më të ndryshmet si: Kur do të ndërtohet shkolla dhe sheshi i Kamenicës?

Ata u ndanë të lumtur me këtë vizitë, pasi që mësuan shumë gjëra lidhur me funksionimin e Komunës së Kamenicës.