Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj pret në takim zv.Ministrin e MZHR-së

2023/09/13 - 8:25

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me ekipin e tij ka pritur sot në takim zv.Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku.
Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit aktual për parkun e teknologjisë si dhe kanë parë mundësitë e bashkëpunimeve të tjera në fusha të ndryshme.
Bashkë gjithashtu kanë vizituar edhe Parkun Teknologjik i cili është në fazën përfundimtare të tij.