Republika e Kosoves

Kamenicë

Kuvendi Komunal e Mbajti Seancën e Radhës

2018/04/10 - 6:14


 
Sancën e radhës  e  udhëhoqi  kryesuesi  Bajram Mavriqi, ndërsa të pranishëm ishin: nënkryetari  Faton Jakupi, nënkryetari për komunitete Bojan Stankoviq, disa drejtor të drejtorive komunale,  përfaqësuesit  e ekipit lokal  të OSBE-së, dhe  përfaqësues  nga  shoqëria  civile. Pikave të parapara i’u  shtua edhe një  nga  këshilltari Afrim Dervishi,që propozoi pikën: pyetje të legjislativit për  ekzekutivin për  të cilën tha se duhet jetë si e përhershme . Për dy pika të lidhura me Drejtorinë  për  Finaca dhe Buxhet, raportoi   nga zyrtari kryesor financiar  Naser Hashani. Ndërkaq, ato ishin: Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, shqyrtimi i kërkesës për bartjen e të hyrave vetanake 2016/2017 në 2018. Për pikën e parë pati shumë diskutime në të cilat u dhanë  vërejtje të shumta, sidomos  për  borxhet  ndaj komunës   nga  shfrytëzuesit  e hapësirës publike dhe  pronave komunale . Ky raport  nuk arriti të kaloj, sepse  vetëm  7 vota ishin  për ,14   kundër  dhe 3 apstenime.Mirëpo,  u tha se mos votimi  nuk prodhon kurrfarë efekti.  Në pikën e dytë  për bartjen e mjeteve  vetanake të mëparshme  në vitin 2018, planifikimit  të  ndarjes  së këtyre mjeteve u miratua ,pas shumë diskutimeve nga këshilltarët : Shefik Kastrati, Blerim Rrudhani, Florim Kryeziu, Valon Maliqi etj.  Lidhur me  informatën  për mbjelljet  pranverore 2018, dhe aktivitetet  për  përgatitjet për  aplikacionet  për grantet qeveritare  i njoftoi,  drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë , Pylltarisë dhe  Zhvillimit Rural, Naim Arifi. Pika që kishte të bënte  me menaxhimin e aseteve komunale  u vendos të shtyhet për  seancën e ardhshme  duke u plotësuar edhe me shënime tjera. Pyetje të shumta u  shtruan  në pikën  e  pyetje  për ekzekutivin, Ne të cilat u përgjigj  nënkryetari Faton Jakupi, drejtoresha e Arsimit, Ismete Thaçi, Drejtori i Shërbimeve Publike   Ramadanan  Basha .Këshilltarët   kërkuan  që   të plotësohen sa më parë vendet e lira, inspektor i  ndërtimit në  Drejtorinë  e Shërbimeve  Publke dhe një gjeodet   në Drejtorinë e Kadastrit.