Republika e Kosoves

Kamenicë

Kuvendi Komunal i Kamenicës zgjedh kryesues Liridon Kastratin

2021/12/22 - 12:08

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në rend dite ishte:

1. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës,

2. Të ndryshme

Kryesuesi i Kuvendit, Rabit Dërmaku, hapi mbledhjen e Kuvendit me këtë pikë të rendit të ditës.

Ai kërkoi nga grupet politike që të caktojnë nga një anëtar për të formuar Komisionin për Zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit.

Pas kërkesës së kryesuesit grupet politike propozuan anëtarët për komision.

Lëvizja Vetëvendosje: Arbnore Beqiraj

Partia Social Demokrate: Labinot Haxhiu

Lidhja Demokratike e Kosovës: Sejdi Kurteshi

Partia Demokratike e Kosovës: Rina Krasniqi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Diana Kryeziu

Po ashtu kryesuesi Rabit Dërmaku, kërkoi që nga grupet politike të propozohen kandidatët për Kryesues të Kuvendit Komunal.

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje propozoi kandidatin Liridon Kastrati, ndërsa partitë e tjera nuk propozuan ndonjë kandidat.

Pas procesit të votimit me 18 vota PËR, Liridon Kastrati, u zgjedh Kryesues i Kuvendit Komunal të Kamenicës.

Kryesuesi Liridon Kastrati duke falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, si dhe të gjithë qytetarët e Kamenicës, ka thënë se është, ka thënë se është mirënjohës që ia kanë besuar detyrën që të kryej funksionin e Kryesuesit të Kuvendit.

“Zotohem se me përgjegjësi të plotë do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë Anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallime politike, me qëllim që nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të gjejnë mbështetje të plotë nga ky Kuvend, dhe ne së bashku me Kryetarin z.Kadri Rahimaj do të angazhohemi që t’i shtyejmë përpara të gjitha proceset e nevojshme për Komunën tonë. Andaj përkushtimi im do të jetë maksimal për t’i shërbyer këtij Kuvendi dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.