Republika e Kosoves

Kamenicë

Kuvendi Komunal mbanë mbledhjen e parë të regullt

2023/01/27 - 1:15

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e -I- të rregullt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1.Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.2183/20.01.2023, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Shqyrtimi i rekomandimeve nga MAPL-ja për Rregulloren për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale,
4. Informatë e Kryetarit mbi Planin e Punës së Ekzekutivit të Komunës për vitin 2023,
5.Informatë e Raportit të punës së Kryetarit të Komunës për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2022,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023,
7. Shqyrtimi i Raportit Sh.02.Nr.1368, tre mujor financiar Tetor-Dhjetor 2022,
8. Informatë rreth Raportit të Punës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2022,
9. Strategjia e Kujdesit parësor shëndetësor 2022-2026.
10. Kërkesë nga Kryqi i Kuq – Kamenicë,
11. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës për plotësim ndryshim, ku nga rendi i ditës u tërhoq pika 9.Strategjia e Kujdesit parësor shëndetësor 2022-2026 për t’u plotësuar edhe me disa të dhëna shtesë, ndërsa në rend ditë hynë këto pika:
1. Vendosja e shtatores së dëshmorit “Isa Kastrati”,
2. Vendosja e shtatorës së veteranit “Shefik Beqiri”,
3. Kërkesë për ndihmë financiare,
4. Kërkesë që lulëkuqja me 4 petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u  miratuan me shumicë votash.