Republika e Kosoves

Kamenicë

Kuvendi miratoi lokacionin e ri për objektin e xhamisë në Berivojcë

2011/07/29 - 12:00

Seanca e sotme e Kuvendit komunal nuk ishte  ngarkuar me shumë  pika, dy çështje  kryesore ishin  propozuar  për shqyrtim  nga ana e delegatëve:
1. Redistinimi  i mjeteve  financiare  për realizimin e projekteve të infrastrukturës
2. Përcaktimi  i lokacionit të ri  për ndërtimin e objektit të  xhamisë në fshatin Berivojcë.
  Kryesuesi i Kuvendi komunal ,z  Enver Mavriqi , kuvendarët i informoi dhe verbalisht me   rekomandimet e  KPF-së. Ai  arsyetoi  propozimin që 10 mijë euro ,  mjete  të cilat  më parë ishin të parapara si ndihmë  në ndërtimin e  xhamive,  Dajkoc dhe Berivojcë të redistinohen  në infrastruktura  të rrugëve  në fshatrat malore, sepse  disa rrugë  që lidhin shumë fshatra janë në gjendje të keqe,si dhe  janë bërë  të pa kalueshme. Prandaj ato  kanë  nevojë  për rrafshimin  dhe mbushjen e tyre  me zhavorr. Delegatët e  aprovuan  njëzëri këtë propozim. Delegati Bekim  Arifi , shprehu shqetësimin  se mos po vonohemi  në  realizimin e disa projekteve,  sidomos  ato që kanë të bëjnë  me renovimin e objekteve shkollore. Kryesuesi  sqaroi  se kjo varet nga procedurat e prokurimit. Ndërsa lidhur  me çështjen e  caktimit të lokacionit të ri për ndërtimin e xhamisë në  fshatin Berivojcë, pas konsultimeve paraprake  të bëra  me  komunitet  që jetojnë  në atë fshat nga drejtorit përkatëse, u vendos  që të caktohet një lokacion i ri  afër atij  që ishte caktuar para shumë viteve. Këtë propozim  delegati i LDK-së  Jeton  Biçkaj e  mbështeti  në emër të delegatëve të  partisë së tij. Me një votë kundër u aprovua  propozimi  për  caktimin e lokacionit të ri lokacionit  të xhamisë. Me diskutime  në  Kuvendin e sotëm kontribuuan, Jeton Biçkaj, Enver Morina ,Nebih Sylejmani, Sadushe Agaj, Besa Krasniqi ,Fatmir Krasniqi  dhe Bekim Arifi.