Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet diskutimi publik për gjashtë mujorin e parë të punës së Ekzekutivit për vitin 2022

2022/07/14 - 1:47

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me kabinetin kanë mbajtur diskutimin publik lidhur me gjashtë mujorin e punës së Elzekutivit për vitin 2022.

I pari i komunës ka paraqitur të arriturat kryesore gjatë kësaj periudhe.

Në këtë diskutim me qytetarë edhe drejtorët kanë prezantuar punën e tyre në pika të shkurtra.

“Ashtu edhe siç ishte planifikuar, dje u mbajt dëgjimi i parë publik, ku u prezantuan të arriturat kryesore përgjatë kësaj periudhe gjashtë mujore të qeverisjes.

Drejtorët në pika të shkurtëra paraqitën punët e kryera të cilat janë vetëm një pasqyrë e vogël e punës së madhe që po bëhet, duke lënë të kuptohet se intensiteti i punës edhe më tej do të jetë edhe më i madh.

Pjesëmarrja e juaj si qytetarë, e bëri këtë takim edhe më efektiv. Kjo na tregoi se ju jeni në hap me ne duke parë punët të cilat po kryhen, shenjë kjo mjaft pozitive, që na lë të kuptojmë se gjërat kanë filluar të ndryshojnë për mirë”, ka thënë Rahimaj.

Ndër të tjera Kryetari Rahimaj ka ftuar qytetaret që të jenë pjesë e qeverisjes.

“Ju ftojmë që ashtu si dje të jeni gjithmonë edhe më shumë pjesë e qeverisjes, duke qenë se do të jemi gjithmonë këtu për ju, të hapur për propozimet dhe këshillat tuaja, në raport me punën tonë”, ka thënë ai.