Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet diskutimi publik për Propozim-Planin për Integritet 2022-2026 në Komunën e Kamenicës

2022/11/25 - 10:31

Grupi punues për hartimin e Propozim-Planit për Integritet 2022-2026 ka mbajtur Diskutimin Publik lidhur me këtë plan.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin anëtarë të Grupit Punues, zyrtarë komunalë, OJQ Handikos dhe të tjerë.

Koordinatori i Grupit Punues Zijadin Thaqi, ka paraqitur para të pranishmëve Propozim-Planin për Integritet 2022-2026, duke thënë se është tejet i rëndësishëm për institucionin pasi që identifikon rreziqet në sektore të ndryshme.

“Plani rithekson përkushtimin e komunës për të shtuar dhe fuqizuar kontrollet ekzistuese operative në të gjitha aktivitetet, duke u fokusuar në ofrimin e shërbimeve efikase, transparente dhe të orientuar kah klienti. Plani përshkruan masat e bazuara në rrezik për arritjen e objektivave të komunës dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe vlerat dhe standardet profesionale”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë e zbatimit të Planit të Integritetit pasi të emërohet nga kryetari Koordinatori i cili do të raportoj çdo gjashtë muaj për rreziqet në sektoret e Komunës. Po ashtu ka përmendur edhe fushat e rrezikut.

“Fushat e përgjithshme të Rrezikut janë Drejtimi dhe menaxhimi. Politika e burimeve njerëzore, sjellja etike dhe profesionale e të punësuarve, Planifikimi dhe menaxhimi financiar, Ruajtja dge siguria e të dhënave dhe dokumenteve, Auditimi, Prokurimi Puvlik, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Planifikimi urban dhe Rural, Sandardet e ndërtimit dhe kontrolli, Inspektimet, Arsimi Publik, Shëndeti Publik, Licencimi i Shërbimëbve, Mirëmbajtja e rrugëve dhe parqeve”, ka shtuar ai.

Pas paraqitjes së Propozim Planit për Integritet, është hapur debate për diskutim.

Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, njëherit edhe anëtare e grupit punues ka përgëzuar Koordinatorin për këtë Propozim Plan.

“Ju përgëzoj për hartimin e këtij Propozim Plani. Është shumë i domosdoshëm. Mirëpo shpresoj dhe kërkoj që ky Plan të mos mbetet vetëm në letër por të vihet edhe në praktikë pasi që e ndihmon shumë institucionin në luftimin e korrupsionit dhe rreziqeve të tjera që kanosin digastere të ndryshme”, tha ajo.
Plani është hartuar në të dy gjuhët, Shqip dhe Serbisht.