Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal

2020/06/29 - 2:17

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2020.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, ndërsa të pranishëm ishin: delegatët, disa nga Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, OJQ-të si dhe mediat lokale.

Në rend dite ishin këto pika për shqyrtim:

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregulltë e Kuvedit Komunal Sh.01,Nr.12774/25.06.2020,

2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,

3. Raporti tremujor financiar Janar-Mars 2020 Sh.05,Nr.12613/24.06.2020,

4. Propozim vendimi (KAB)- i Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës së Kamenicës 2021-2023 Sh.02,Nr.12587/23.06.2020,

5. Propozim vendimi për ndrvshimin dhe plotësimin e aktit Sh.01,Nr.65/2020 i datës
04.03.2020 Sh.02,Nr.12350/19.06.2020,

6. Propozim vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të vendimit Sh.01,Nr.6963/27.02.2015 të Kuvendit të Komunës së Kamenicës Sh.02,Nr.12475/22.06.2020,

7. Informatë nga DKA-ja për zhvillimin e procesit mësimor “Online” në Komunën e Kamenicës,

8. Të Ndryshme.

Asambleisti nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu, propozoi që në rend ditë të hyjë pika “Deklaratë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së”, propopzim ky i cili u miratua nga asambleistët.

Pas diskutimeve dhe arsyetimeve ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit, me shumicë votash u miratuan këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01,Nr.12774/25.06.2020;
4.Propozim vendimi (KAB)- i Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës së Kamenicës 2021-2023 Sh.02,Nr.12587/23.06.2020;
5.Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e aktit Sh.01,Nr.65/2020 i datës 04.03.2020 Sh.02,Nr.12350/19.06.2020;
6.Propozim vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të vendimit Sh.01,Nr.6963/27.02.2015 të Kuvendit të Komunës së Kamenicës Sh.02,Nr.12475/22.06.2020;
8.Deklaratë për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
9. Të ndryshme.