Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal

2020/07/29 - 3:48

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2020.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, ndërsa të pranishëm ishin: delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, OJQ-të si dhe mediat lokale.

Në rend dite ishin këto pika për shqyrtim:

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregulltë e Kuvedit Komunal Sh.01,Nr.14357/14.07.2020,

2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,

3. Raporti tremujor financiar Prill-Qershor 2020 Sh.05,Nr.14455/15.07.2020,

4. Informatë rreth gjendjes me pandeminë” COVID-19” nga Shtabi Emergjent Komunal

5. Të ndryshme.

Në emër të delegatëve të LDK-së, delegati Sejdi Kurteshi propozoi që në rend të ditës të hyn edhe këto pika, dhe të cilat me shumicë votash kaluan si pika të rendit të ditës.

1. Të lirohen 50 përqind nga ngarkesat të gjitha bizneset në Komunën e Kamenicës për vitin 2020 për këto kategori:

1.1 Taksa e regjistrimit të bizneseve

1.2 Shfrytëzimi i Pronës Publike

1.3 Qiraja nga objektete publike(përjashto Qendrat Tregtare) dhe

2. Të aprovohet ndarja e mjeteve financiare në vlerë prej 50 mijë euro pë bizneset, familjet e prekura me COVID-19, familjeve të cilat kanë qenë dhe janë të izoluara.

Ndërsa me shumicë votash u miratua pika e parë:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregulltë e Kuvedit Komunal Sh.01,Nr.14357/14.07.2020,

Ndërsa pika 3. Raporti tremujor financiar Prill-Qershor 2020 Sh.05,Nr.14455/15.07.2020 u shtye për seancën tjetër.