Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet punëtoria mbi detyrat dhe përgjegjësit e Komitetit të Komuniteteve përkrahur nga OSBE-ja

2011/08/08 - 12:00

Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” në Kamenicë, sot është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën:” Ndërtimi i kapaciteteve përmes shkëmbimit të përvojave me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e OJQ-ve”, ku të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për Komunitete z. Zhivojin Milkoviq, anëtarët e komitetit për komunitete, përfaqësuesit e OJQ-ve, mediat etj. Kjo punëtori ishte organizuar dhe moderuar nga përfaqësuesit e Ekipit Komunal të OSBE-së.
 

Anëtari i komitetit për komunitete z. Satmifer Kryeziu, në fjalimin e tij tha se në mbledhjen e komitetit ka pas vetëm kërkesa, ne dëshirojmë që komiteti të jetë sa më cilësor edhe pse në mbledhjen e komitetit për komunitete nuk merren vendime, por të paktën kërkesat mund të dedikohen për në kuvend e aty të shqyrtohen. Ai tha se qëllimi i komitetit është që të ndihmohen banorët, dhe ne si anëtarë të komitetit duhet të njihemi drejtpërsëdrejti me brengat dhe nevojat e tyre.

Ne fund të takimit, nga të pranishmit dolën si rekomandime/ konkluzione çështja që të adresohen  për kuvendin komunal dhe të përcillen ato lidhur me komunitetet, organizohen takime me të shpeshta me qytetarët, ku do ti sqarohen detyrat dhe përgjegjësit e këtij komuniteti si dhe implementimin e planit te aprovuar për 2011 nga komitetit për komunitet.

Ndërsa, Alban Maliqi përfaqësues i Ekipit Komunal të OSBE-së, inkurajoj anëtarët e komitetit për komunitete që te bëjnë përpjekje të shtuar ti njoftojnë komunitetet e tyre përkatëse me pozitën e tyre si dhe mundësit për ti ngritur çështjet e tyre në kuadër te këtij komuniteti për diskutim.